Lajme

Tahiri do që Brukseli të vlerësojë se cila palë është konstruktive në dialog

Ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka përshkruar në Interaktiv të KTV-së gjithë punën që është bërë në Bruksel në arritjen e marrëveshjes për kodin telefonik, e cila mbeti pa u finalizuar.

Tahiri ka treguar se Serbia kishte kërkesa të patolerueshme për palën kosovare, duke përfshirë atë për shfrytëzimin aseteve të telekomit të Kosovës nga operatori i tretë dhe se i njëjti të ketë qasje në gjithë territorin e Kosovës.

Derisa ditë më parë Tahiri shprehej e bindur se Kosova do të ketë kodin e vet telefonik pas këtij rundi bisedimesh në Bruksel, Marko Gjuriq, shef i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbinë thoshte se Tahiri mund të fitojë vetëm kokëdhembje.

E pyetur se a i shkaktoi kokëdhembje mos arritja e marrëveshjes për kodin telefonik, Tahiri ka thënë se kjo nuk është çështja.

“Brukseli duhet të vlerësojë se cila palë është konstruktive në dialog. Serbia vazhdimisht ka bllokuar marrëveshjet e arritura”, ka thënë ajo në një intervistë në Interaktiv të KTV-së.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*