Lajme

Tahiri: Deputetët nuk i raportojnë presidentit për pushime, pushtetet janë të ndara

Ende nuk ka një datë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës të dalë pas zgjedhjeve parlamentare. Marrë parasysh rrjedhën e rezultateve të zgjedhjeve, koalicioni fitues PAN vështir që të formojë qeverinë. Mbajtjen e mbledhjes konstituive do ta caktojë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Analist politik nuk besojnë se shpejt do të ketë seance konstituive të Kuvendit.

Këshilltari në presidencën e Kosovës Ardian Arifaj ka thënë se ende nuk është vendosur se kur do të mbahet seance konstituive.

Një nga arsyetimet e presidencës për mos caktimin e datës së mbledhjes konstituive është se një pjesë e madhe e deputetëve janë në pushime.

Analisti politik Ramush Tahiri thotë se Kryesia duhet te mbaj mbledhje pese dite para seancës. Ndërkohë ai konsideron se PAN nuk i ka votat për krijimin e qeverisë.

“Nuk besoj se ka arsye mospërfillje te procedurave. PAN pa koalicion me te tjerët nuk i ka votat me votua qeverinë”, tha ai duke e cilësuar si të paarsyeshme deklarimin qe ata kanë votat pasi kjo nuk është pune e fshehtë e as e turpshme qe mos te tregohet, e as befasi e seancës.

Mos caktimi i datës të konstituimit të kuvendit nga ana e presidentit, arsyetohet me mungesë të deputetëve një pjesë e të cilëve janë në pushime.

Por Tahiri thotë se deputetët nuk i raportojnë Presidentit pasi pushtetet janë të ndara dhe se për pushime nuk marrin leje nga presidenti Thaçi.

“Për këtë është përgjegjëse Sekretaria e Kuvendit. Presidentit te Republikës se Kosovës i takon ta dekretoj datën e mbledhjes konstitutive te Kuvendit se paku dhjetë ditë përpara qe te mund te mblidhet Kryesia e Kuvendit pese dite përpara. Me kaq e kryen obligimin kushtetues e ligjor”, thotë Tahiri për Kosova Info.

Për çështjet teknike te mbajtjes se mbledhjes te caktimit te orës para ose pasdite dhe te çështjeve te tjera teknike sipas tij nuk është ne përgjegjësin e tij si institucion.

“Me këto çështje sipas Rregullores se Kuvendit merret Sekretari e Kryesia e Kuvendit e ne rastin konkret mbledhjen e Kryesisë e thërret e udhëheqë Kadri Veseli e mbledhjen konstitutive te Kuvendit e udhëheq deputeti me i vjetër Adem Mikullovci”, tha Tahiri.

Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet më së largu 30 ditë nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare që i bie deri më 7 gusht.

Për Tahirin mos caktimi i datës bëhet pa ndonjë arsye apo shkas madhor.

Mbledhjen konstituive e cakton presidenti i Kosovës, derisa përgatitjet organizative udhëhiqen nga kryetari dhe kryesia e parlamentit të mandatit të kaluar. /KI/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*