Kosova

Tahiri: BE më ka premtuar angazhim për lirimin e Thaçit

Ministrja për dialog Edita Tahiri ka thënë se Bashkimi Evropian i ka premtuar se do të ndërhyjë në lirimin e zyrtarit policor të Kosovës, Nehat Thaçi i arrestuar ditë më parë.

“Menjëherë pas arrestimit të zotëri Thaçit nuk kam kërkuar nga BE reagim të menjëhershëm për lirimin e tij dhe në takimin tre palesh për kodin telefonik kam kërkuar që të flasim për të së pari. Po ashtu kam konsultuar edhe qeverinë paraprakisht. Nga BE kam marr premtime që do të angazhohen për lirimin e tij. Pala serbe nuk ka dhënë premtime por janë arsyetuar vetëm se kjo çështje u ka kaluar organeve të drejtësisë”, tha thënë ajo, raporton Zeri.

“Në përgjigjen time kam thënë se nëse nuk e lirojnë menjëherë dhe nëse vazhdoni me arrestime të tilla, unë ftoj organet e drejtësisë që të Kosovës që të marrin masa reciproke. Edhe sot e them. Marrëdhëniet përmirësohen vetëm kur ka sjellje të ndërsjella të mira. E jo këso raste arbitrare”, ka thënë Tahiri.

Komentoni