Kosova

Suspendohen tre policë që nuk e kontrolluan veturën e Grabovcit

Policët të cilët nuk e kanë kontrolluar veturën e ish shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci derisa ka hyrë në oborrin e Prokurorisë Speciale janë suspenduar për 48 orë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për Indeksonline.

Sipas tij është konstatuar se zyrtarët policor kanë neglizhuar punën e tyre me rastin e realizimit të detyrave dhe përgjegjësive me rastin e qasjes dhe qëndrimit në objekte.

“Policia e Kosovës pas konstatimit lidhur me veprimet e zyrtarëve policorë të caktuar në detyrë, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme procedurale ndaj atyre zyrtarëve policorë të cilët dyshohen se kanë neglizhuar punën e tyre me rastin e realizimit të detyrave dhe përgjegjësive me rastin e qasjes dhe qëndrimit në objekte.

Ndaj zyrtarëve që dyshohet se kanë neglizhuar punën e tyre është ndërmarr masa e suspendimit prej 48 orë me pagesë dhe është iniciuar procedura e brendshme disiplinore, përderisa të gjitha veprimet tjera do të ndërmerren sipas proceduarave të parapara ligjore në fuqi”, ka thënë Hoxha.

Komentoni