KosovaToplajm

Surroi: Nuk ka konsensus “Pronto”

Konsensusi politik, i ndërtuar mbi interesin shtetëror, është i domosdoshëm për Kosovën, por ai nuk ka gjasa të arrihet me lidershipin aktual të vendit, thotë Veton Surroi, aktivist shumëvjeçar politik, gazetar dhe pjesëmarrës në proceset më të rëndësishme politike nëpër të cilat kaloi Kosova që nga fillimi i viteve ’90 e deri me shpalljen e Pavarësisë, më 2008.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Surroi thotë se konsensusi politik në Kosovë ka munguar për shkak se ka munguar lidershipi politik.

“Kur Hashim Thaçi ka qenë në pozitë të pavolitshme, qoftë në UÇK apo si kryetar i PDK-së në opozitë, ka kërkuar konsensus. Kur e morri pushtetin u përcaktua që ai vetë t’i udhëhiqte proceset, me pasoja dëmtuese, prej gjashtë pikave të Ban Ki-moon-it e deri te Asociacioni i Komunave Serbe”, thotë Surroi.

Sipas tij, konsensusi në Kosovë mungon, sepse “kultura ‘Pronto’ e Thaçit mbisundoi”.

Ndërsa, tejkalimin e situatës Surroi e sheh në rikonfigurimin politik të vendit, i cili mund të ndodhë si pasojë e zgjedhjeve të reja, por edhe e efekteve që mund të prodhojnë veprimet e EULEX-it dhe të Gjykatës Speciale.

Komentoni