Lajme

Sulmohet Universiteti Amerikan në Kabul

Persona të armatosur kanë sulmuar Universitetin Amerikan në Afganistan, që ndodhet në pjesën perëndimore të Kabulit.

Shpërthime dhe të shtëna me armë janë dëgjuar brenda kampusit.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Sediq Seddiqi.

Spitali i Emergjencave në Kabul, i cili udhëhiqet nga Italia, tha se pesë persona të plagosur janë dërguar atje për trajtim.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende askush.

Sulmi vjen dy javë pasi dy mësimdhënës në universitet, një australian dhe një amerikan, janë rrëmbyer nga persona të panjohur në Kabul.

Vendndodhja e tyre nuk dihet ende.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*