Bota

Sulmohen me acid katër gra amerikane në Paris

Katër turiste amerikane janë sulmuar me acid në stacionin kryesor të trenit në Marseille.

Gratë, shumica prej tyre rreth të 20-ve u mbuluan me acid klorhidrik, dy prej tyre në fytyrë.

Sulmi ndodhi në stacionin Saint-Charles, pak pas orës 11 të dielën në mëngjes, transmeton Klan Kosova.

Mediat lokale raportuan se sulmi ishte kryer nga një grua që besohet të jetë e panjohur për pushueset, të cilat ishin gati të udhëtonin së bashku në Paris.

Sulmi nuk mendohet të jetë terrorist, ndërsa lidhur me të është arrestuar një grua 41 vjeçare.

Komentoni