Bota

Sulmi në New York: Versioni zyrtar, katër të lënduar

Shpërthimi në New York është “Përpjekje për sulm terrorist”, sulm ky në të cilin siç deklarojnë zyrtarët ka përfshirë “Mjetet e vogla teknologjike”, raporton Kosova.info.

Siç është raportuar me herët shpërthimi ka ndodhur në terminalin e autobusëve në Manhattan afër sheshit Times në New York.

Sipas autoriteteve policore katër persona janë lënduar por asnjëri nuk ndodhët në rrezik për jetën.

Sa i përket sulmuesve ende nuk ka të dhëna nëse është operuar individualisht apo sulmin e përgatitën një grup personash. Megjithë autoritetet policore në New York bëjne të ditur se njëri nga sulmuesit është plagosur. Ndërsa mediat në ShBA thonë se ai kishe pasur trupit të mbështjellë me mjete shpërthyese.

Sekretari i Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders ka njoftuar mediat se presidenti i ShBA-ve Donald Trump është i njoftuar për te gjitha detajet e sulmit.

Pritet prononcimi i parë i tij për këtë rast.

Ardit GAShI

Komentoni