Lajme

Sulmi i armatosur në ShBA, 5 të vdekur

Si pasojë e një sulmi të armatosur në Alabama të ShBA-së vriten pesë persona nga të cilët një grua shtatzënë, ndërsa mësohet se i dyshuari i sulmit është arrestuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga zyra e sherifit të Mobile County, jepen informacione në lidhje me sulmin ku kanë humbur jetën pesë persona, ndërsa nuk është dhënë informacion në lidhje me shkakun e sulmit.

Ndër të tjera vihet në dukje se i dyshuari pas sulmit është larguar nga Alabama dhe ka vajtur në Mississippi, ku dhe është dorëzuar tek forcat e sigurisë. Gjithashtu nuk janë dhënë informacione në lidhje me identitetin e të dyshuarit.

Mësohet se të gjithë viktimat janë në moshë të rritur, ndërsa vihet në dukje se njëra nga viktimat ka qenë një grua shtatzënë.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*