Bota

Suedi: Kërcënimi i rritur nga Rusia është mbajtur në fshehtësi

Informacioni për një kërcënim në rritje ka shkaktuar që në Suedi të riaktivizohen trupat ushtarake për një mbrojtje aktive.

Karakteri dhe përmbajtja e kërcënimit është mbajtur në fshehtësi të lartë, sipas DN.

Në fillim të shtatorit ka deklaruar komandanti i përgjithshëm i forcave suedeze Micael Bydén  dhe ministri i Mbrojtjes suedeze Peter Hultqvist për një mbrojtje të dobësuar, transmeton RTK.

Ndërkohë u mor vendim që forcat mbrojtëse të dërgohen pa paralajmërim në Gotland një numër i konsiderueshëm ushtarësh.

Ditë më parë u mor vendim që trupat ushtarake të qëndrojnë në ishull për një siguri më të qëndrueshme.

Komentoni