Kosova

Stojanoviq paralajmëron dalje nga Qeveria

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka deklaruar sot se pas vendimit për ngrirjen e pjesëmarrjes së përfaqësuesve serbë në institucionet e Kosovës, do të fillojnë këshillime me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe se pas këshillimeve do të merret vendimi në nivel të Listës `Srpska`.

Stojanoviq ka thënë se “të gjithë duhet të kuptojnë se sa e rëndësishme është çështja e Trepçës për serbët e Kosovës”, raporton RTS.

“Nëse mbeten të shurdhër, mesazhi im personal është se do ta braktisim Qeverinë”, ka thënë Stojanoviq për televizionin publik të Serbisë.

Sipas tij, me ngrirjen e pjesëmarrjes së përfaqësuesve serbë, institucionet e Kosovës do ta humbin legjitimitetin ndërsa ka shtuar se kjo është shenjë se nuk respektohet demokracia dhe nuk dëgjohet se çfarë flasin serbët.

Stojanoviq në fund ka thënë se Kuvendi i Kosovës do të humbë një numër deputetësh që i duhet për marrjen e disa vendimeve.

Komentoni