Kosova

Stojanoviq i shqetësuar për ndërprerjen e punimeve në Kishën Ortodokse

Zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq, ngriti shqetësimin e tij para kabinetit qeveritar, lidhur me ndërprerjen e punimeve, në Kishën Ortodokse në Kampusin Univeristar.

Ai ka thënë se Komuna e Prishtinës i ka kërcënuar serbët e Kosovës, duket i ndaluar punimet për pastrimin e Kishës Ortodokse.  Ndërsa, ka ftuar Qeverinë që të marrë një qëndrim karshi kësaj pune.

Kryeministri Mustafa ka thënë se nuk do të lejohet që objektet e tilla të shfrytëzohen për aktivitete për të cilat nuk janë të destinuara.

“Ajo që duhet ne të zbatojmë, është që të mos lejojmë që objektet e tilla të shfrytëzohen për aktivitete dhe destinomë, për të cilat nuk duhet të shfrytëzohen. Unë e di që edhe Policia e Kosovës ka bërë përpjekje që t’i mbrojë objektet e tilla, në mënyrë që të mos degradohen. Çështja e statusit është një  tjetër çështje. Objekti që është ndërtuar në territorin e Universitetit, është një çështje e cila duhet të zgjidhet por assesi nuk i jep të drejtën askujt që të shkoj të ndez zjarrë, apo të zhvillojë aktivitete tjera brenda, për të cilat edhe me ligj edhe në bazë të etikës nuk duhet të lejohen. Mendoj që edhe ministritë përkatëse të kujdesen për këtë dhe në të ardhmen duhet të bëhet një zgjidhje e cila në asnjë rast nuk guxon të shkaktoj tensione nder fetarë dhe ndëretnike në Prishtinë“, tha Mustafa.

Komentoni