ShowBiz

Stallone poston imazh të një skene të patreguar në “Rocky” (Foto)

Sylvester Stallone ka postuar në Instagram disa fotografi nga skenat e xhirimeve të filmit të famshëm “Rocky” nga viti 1976, me të cilin ai hyri në olimpin e të njohurve të Hollywoodit, duke fituar tri çmime Oscar disa muaj pas daljes së filmit.

“Për fat të keq, studioja dogji aksidentalisht të gjitha skenat dhe mbetën vetëm disa nga këto fotografi”, ka shkruar aktori në përshkrim, transmeton BW.

Bëhet fjalë për momentin, shpjegon Stallone në postim, “përpara se Rocky të hedhë në tapet Dipper (të interpretuar në mënyrë të shkëlqyer nga Stan Shaw) që e kërcënon dhe i vjedh dollapin!”.

“Vazhdoni të luftoni vëllezër”, ka shkruar më tej Stallone në komentin me të cilin shoqëron imazhet, të cilët i përkasin kohës gjatë xhirimeve të filmit.

Komentoni