Sport

Stadiumi olimpik “Adem Jashari” së shpejti bëhet me ndriçim

Drejtori i Departamentit të Sportit në MKRS, Iber Alaj, së bashku me përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të Federatës së Futbollit të Shqipërisë kanë qëndruar të enjten në Mitrovicë, me ç’rast u takuan me përfaqësues komunal për të biseduar për ecurinë e projekteve që kanë të bëjnë me përgatitjen e stadiumit “Adem Jashari” për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Si fillim ata e kanë vënë në prioritet ndriçimin e këtij stadiumi.

Ndërsa nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi ka falënderuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e tyre në përmirësimin e cilësisë së infrastrukturës sportive, e cila do t’i motivojë të rinjtë sportistë të cilët po ndihmojnë në konsolidimin e identitetit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës.

Të dy palët u shprehën të gatshëm që bashkërisht të punojnë në mënyrë që stadiumi olimpik “Adem Jashari” sa më parë të jetë i gatshëm për zhvillimin e ndeshjeve të përfaqësueses së Kosovës me kushtet e kërkuara nga FIFA dhe UEFA. /KI/

Komentoni