Kosova

Spreji për higjienë të gojës fals, rrezik për fëmijët

Sprejët me markën tregtare të CocaColë-s, të cilët përdoren si sprej higjienik për pastrimin e gojës janë fals. E, këto sprej përdoren kryesisht nga fëmijët, mirëpo konsiderohen të rrezikshme. Kështu, ka deklaruar në emisionin “Euro Tribuna”, në Tribuna Channel, me Menduh Abazin, përfaqësuesja e Doganës së Kosovës, Sadije Topojani.

“Rast konkret mund ta potencoj që kemi pas edhe ndalesën e disa mallrave të cilat edhe janë konfirmuar që janë falls, ata kanë qenë do sprej me markën tregtare coca cola, ku kryesisht ato sprej i përdorin si sprej higjienik për pastrimin e gojës, ku kryesisht i përdorin fëmijët sepse e shohin ju duket interesant dizajni, kam pa shumë fëmijë që i përdorin mirëpo ato janë konstatu se janë fals. Mund të jenë shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut”, ka pohuar Topojani.

Ajo ka përmendur edhe tekstilin, lodrat e fëmijëve e gjëra të tjera, dukek thënë se ka pasur raste kur të drejtat e autorit janë shkelur edhe në një sasi të konsiderueshme të lodrave për fëmijë. Sipas saj të gjitha mallrat e falsifikuara mund të jenë të rrezikshme.

Komentoni