LifeStyle

Spinaq dhe vaj ulliri, për flokë gjithmonë të shëndetshëm

Për lëkurën e kokës dhe të flokëve, maska me spinaq dhe vaj ulliri është një ndër më të rekomanduarat nga specialistët.

Është një përzierje e cila jo vetëm pastron skalpin, por në të njëjtën kohë, i ushqen flokët dhe i bën flokët shumë të shëndetshëm.

Merr një filxhan spinaq, përzieje me një lugë çaji mjaltë dhe një lugë çaji vaj (rekomandohet vaj ulliri ose vaj kokosi).

Përzieje të gjithë masën në një blender, derisa ajo të mos jetë shumë e trashë, por as shumë e lëngshme. Pasi e ke përzier mirë, aplikoje mbi lëkurën e kokës dhe në flokë.

Mbaje për gjysmë ore ose një orë, pastaj laji flokët si zakonisht.

Është një maskë që mund ta përdorësh çdo javë dhe rezultatet janë të mahnitshme. Stimulon rritjen e flokëve dhe ndikon dukshëm në rënien e tyre.

Këshillë:

Paraprakisht, spinaqin duhet ta lësh në ujë të vluar, derisa të krijohet një formë tuli.

Pasi ta kullosh, spinaqit hidhi vaj ulliri (është më i rekomanduar për rritjen e flokëve).

Nëse ke flokë të thatë ose të dëmtuar, kjo përzierje është si hajmali.

Komentoni