Kosova

SPERTK dënon sulmin ndaj shtëpisë së drejtorit Shala

Sindikata e Punëtorëve e RTK- së dënon ashpër sulmin, ndaj shtëpisë së Drejtorit Gjeneral të mediumit publik RTK, Mentor Shala.

“Sindikata e Punëtorëve e RTK- së dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm kriminal dhe qyqarë, ndaj shtëpisë së Drejtorit Gjeneral të mediumit publik RTK, Mentor Shala, ku persona të panjohur mbrëmë në mënyrë kriminale sulmuan me granat dore shtëpinë e tij duke terrorizuar fëmijët dhe tërë familjen Shala”, thuhet në reagimin e kësaj sindikate.

Fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz. Brenda një kohë të shkurtër ndodhën dy sulme ndaj mediumit publik, ku me datën 22 u sulmua me granat objekti i RTK -së ndërsa mbrëmë shtëpia e drejtorit të RTK-së Mentor Shala. 

“SPERTK nuk dëshiron të paragjykoj motivet e këtij sulmi, por i dënon të gjitha sulmet fyerjet, të cilat po bëhen kohës së fundit në adresim të RTK-së. SPERTK i bënë thirrje organeve të drejtësisë sa me shpejtë t’i ndriçojnë këto raste kriminale dhe kryesit e këtyre veprave të vihen para drejtësisë, thuhet në reagim.

Komentoni