Uncategorized @sq

Specializantët bllokojnë dyert e Ministrisë së Shëndetësisë

Kandidatët për specializant po ankohen se Ministria e Shëndetësisë se në konkursin e fundit për ndarjen e specializimeve, ka pasur keqpërdorime.

Dhjetëra specializant tashmë janë para dyerve të ministrisë së Shëndetësisë duke kërkuar anulimin e këtij konkursi.

Ata kanë kërkuar gjithashtu edhe shpërbërjen e komisionit që bëri ndarjen e këtyre specializimeve, pasi që thonë se “në këtë konkurs u pranuan fëmijë dhe të afërm të anëtarëve të komisionit”.

Protestuesit kanë bllokuar hyrjen e Ministrisë me karrige dhe nuk po lejojnë hyrjen e zyrtarëve dhe personave të tjerë.

Komentoni