Rajoni

Spanja falënderon Serbinë që nuk ia dërgoi KE-së letrën për Kosovën

Spanja i është mirënjohëse Serbisë për mosdërgimin e letrës në Komisionin Evropian për qëndrimin e saj se rastet e Kosovës dhe Katalonisë nuk mund të krahasohen.

Kështu  tha ambasadori spanjoll në Beograd, Miguel Fuertes Suares për numrin e sotëm të gazetës “Politika”, transmeton Klan Kosova.

“Spanja i është mirënjohëse Qeverisë së Serbisë se për momentin nuk e ka ngritur këtë çështje siç edhe ka shpjeguar tashmë Presidenti Aleksandar Vuçiq”, tha ambasadori spanjoll, transmeton Klan Kosova.

Beogradi zyrtar hoqi dorë ditë më parë nga dërgimi i kësaj letre me kërkesë të Spanjës me arsyetimin që të mos përkeqësohet situata në  vend.

Serbia kishte planifikuar që përmes letrës t`i bënte thirrje 22 anëtarëve të Bashkimit Evropian që të rishqyrtojnë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës me arsyetimin se Katalonia është një shembull i qartë i këtij gabimi, transmeton Klan Kosova.

Komentoni