Kosova

Spahiu: Shpendi po mundohet t’i përvetësoj projektet tona

Ish drejtori i kadastrës në kohën e qeverisë Mustafa, Shiqeri Spahiu, për mes profilit të tij në facebook i ka reaguar kreut aktual të komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili sipas Spahiut në debatin e djeshëm u mundua që punën dhe projektet e realizuara gjatë qeverisjes Mustafa t’i paraqet si të t’ia!.

Postimi i tij:

“Të nderur miq, po jap per ju disa nga projektet të cilat janë realizu në Drejtorinë e Kadastrës gjatë vitev 2011-2013, sa kam qenë un drejtor i kësaj drejtorie! Mbrëm ne debatin me Arbanin, Shpendi u mundua që punën dhe projektet e realizuara gjatë qeverisjes Mustafa t’i paraqet si të t’ia! Tentimi i mashtrimit të qytetareve të Prishtinës nga ana e Shpendit po vazhdon edhe më tutje!”, shkruan Spahiu.

Komentoni