Lajme

Spahiu: Ekspertët e pavarur kanë të drejtë për demarkacionin

Njohësi i rrethanave politike në vend, Nexhmedin Spahiu, e ka mirëpritur iniciativën e analistit të Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti, për t’i bërë bashkë përfaqësuesit e partive politike, pozitë-opozitë, por ka thënë se suksesi i kësaj iniciative është në pikëpyetje.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, Spahiu ka thënë se është vështirë të gjendet një zgjidhje për demarkacionin me Malin e Zi, pasi, sipas tij, çështja ka shkuar shumë thellë saqë është tepër vështirë që njëra palë të lëshojë pe.

“Çështja për demarkacionin me Malin e Zi ka shkuar shumë thellë dhe është tepër vështirë që njëra palë të lëshojë pe. Kjo ndoshta çon vetëm në një rrugëdalje, në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, pastaj në një situatë të re politike që do të përpiqet t’i qaset ndryshe këtij problemi”, ka thënë Spahiu.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*