Kosova

Spahiu demanton Shpend Ahmetin për objektet pa leje

Shiqeri Spahiu pretendon se Shpend Ahmeti po e manipulon opinionin publik kur po i përmend 46 mijë objektet pa leje gjatë qeverisjes së Prishtinës nga Isa Mustafa, përcjell Kosova Info.

Spahiu ka shërbyer si drejtor i Kadastrës dhe më pas si drejtor i Urbanizmit deri në vitin 2013.

Në një postim të tij në rrjetin social Facebook, Spahiu ka shkruar se shifra e dhënë nga Shpend Ahmeti nuk përputhet me numrin e përgjithshëm të ndërtimeve në Prishtinë qoftë edhe gjatë gjithë periudhës 1960-2011.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë ndërtuar vetëm 23 mijë e 641 objekte në tërësi, shifër kjo gjysmë më e vogël se sa ajo që pretendon kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, se janë objekte pa leje, të ndërtuara gjatë qeverisjes së Mustafës.

Shiqeri Spahiu këtij postimi ia ka bashkangjitur edhe një dokument ku shihet numri i të gjitha objekteve të ndërtuara nga viti 1960-2011.

Shihni më poshtë postimin e plotë të Shiqeri Spahiut:

Manipulimet e radhës së Shpendit, lidhur me ndërtimet pa leje.

Të nderuar qytetar të Prishtinës, pothuajse çdo paraqitje publike që nga viti 2014, Shpend Ahmeti vazhdon te manipuloi me opinionin publik per “46,000 objekte pa leje”.
E vërteta është krejt ndyshe, e që argumentohet nëpëmes ketijë dokumenti.
Për sqarimin tuaj, nē tabelën e mëposhtme gjinden të gjitha objektet në Prishtinë të ndërtuara që nga viti 1960 e deri ne 2011.
Ne këtë tabelë, për periudhen e lartcekur shifet se ne Prishtinë deri ne vitin 2011, ka 23.641 OBJEKTE me dhe pa leje ndertimi.
Për me mbërri shifren e famshme te Shpendit prej 46,000, është dashur të ndertohen edhe plot 22,359 objekte gjatë periudhës 2011-2013!

 

Komentoni