Kosova

Spahiu: Berat Buzhala do duhej dënuar me 5 vjet burg9i

Analisti Nexhmedin Spahiu ka “përkrahur” publikisht kërkesën e Ambasadës Turke drejtuar Ministrisë së Jashtme të Kosovës,  që gazetari Berat Buzhala të dënohet për postimet e tij satirike në rrjetin social Facebook.

Në një koment në Facebook brenda një debati me analistin tjetër, Halil Matoshin, Nexhmedin Spahiu, duke iu drejtuar Matoshit thotë:

“I dashur Halil Matoshi pajtohem plotësisht me ty per refuzimin estetik, dhe këtë për hirë të dinjitetit dhe sovranitetit të Kosovës. Por, kjo nuk duhet të na bëj të mendojmë se ne nuk i bëjm ligjet shkel e shko, dhe sipas ligjit në fuqi, nëse do të ndjekim germën e ligjit, Berat Buzhalës i takojnë minimumi 6 muaj e maksimumi 5 vjet burg. Kështu që Berati na ka sjellë në dilemë o me shkelë ligjin o me dënu Beratin. Kësaj radhe për hirë të asaj që thash me lartë jam për me e shkelë ligjin e mos me e dënu Beratin, por me i dënu ligjbëresit e pavemendshëm.”

Komentoni