Kosova

Sot nis fushata e raundit të dytë zgjedhor

Sot zyrtarisht nis fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen më 19 nëntor.

Fushata e balotazhit do të zhvillohet në 19 komuna dhe do të zgjasë 5 ditë, ku kandidatët për kryetarë komunash do të shpalosin programin e tyre qeverisës.

Në komunën e Parteshit zgjedhjet do të zhvillohen për asamblistë, pas vendimit të KQZ-së  i cili ka konstatuar parregullsi të mëdha që kanë ndikuar në procesin e votimit të 22 tetorit.

Kandidatët që garojnë janë:

Prishtinë: Shpend Ahmeti nga Vetëvendosja dhe Arban Abrashi nga LDK-ja.

Gjakovë: Ardian Gjini nga AAK-ja dhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa

Gjilan: Lutfi Haziri nga LDK-ja dhe Sami Kurteshi nga Vetëvendosje

Dragash: Selim Kryeziu nga LDK-ja dhe Shaban Shabani nga PDK-ja

Istog: Haki Rugova nga LDK-ja dhe Gani Dreshaj nga AAK-ja

Kaçanik: Besim Ilazi nga PDK-ja dhe Basri Kodra nga VV

Klinë: Sali Bashota nga PDK dhe Zenun Elezaj nga AAK

Kamenicë: Qëndron Kastrati nga Vetëvendosja dhe Shaip Surdulli nga LDK-ja

Mitrovicë e Jugut: Valdete Idrizi nga PDK-ja dhe Agim Bahtiri nga AKR-ja

Obiliq: Xhafer Gashi i AAK-së dhe Mehmet Krasniqi i LDK-së

Rahovec: Smajl Latifi nga AAK-ja dhe Idriz Vehapi nga PDK-ja`

Podujevë: Agim Veliu nga LDK-ja dhe Ajet Potera nga Vetëvendosje

Prizren: Shaqir Totaj nga PDK-ja dhe Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje

Shtime: Naim Ismajli i PDK-së dhe Fatmir Rashiti – kandidat i pavarur

Suharekë: Bali Muahrremaj i AAK-së dhe Sali Asllanaj nga LDK

Ferizaj: Agim Aliu nga PDK dhe Muharrem Svarqa nga LDK

Vushtrri: Ferit Idrizi nga PDK dhe Xhafer Tahiri nga LDK

Kllokot: Strahinja Spaciq dhe Bozidar Dejanoviq

Malishevë: Ragip Begaj nga Nisma dhe Mursel Gashi nga PDK-ja.

Komentoni