Sot fillon llogaritja verore e kohës

Sonte, në natën mes të shtunës dhe të dielës (25-26 mars) fillon llogaritja verore e kohës, ora do të shkojë 60 minuta përpara. Momenti zyrtar i ndërrimit të orës...

Sonte, në natën mes të shtunës dhe të dielës (25-26 mars) fillon llogaritja verore e kohës, ora do të shkojë 60 minuta përpara.

Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para duke shënuar 03:00.

Ekspertët thonë se ndryshimi do të na bëjë të ndjehemi pak më përgjumësh, të lodhur e disi të irrituar para se të mësohemi me ritmin e ri.

Që prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.

Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ato shkojnë 1 ore pas.

Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit marsit dhe të dielën e fundit të tetor. Këtë vit ora dimërore kthehet në 28 tetor.

Kategoritë
LifeStyleToplajm
S'ka komente

Komentoni

*

*

Lajme të tjera