Sonte një orë më pak gjumë, shtyhen akrepat

Që nga e diela në orën 02:00 të mëngjesit, më datë 26 mars, akrepat e orës do të ecin 60 minuta përpara, duke shënuar kështu fillimin e orës verore....

Që nga e diela në orën 02:00 të mëngjesit, më datë 26 mars, akrepat e orës do të ecin 60 minuta përpara, duke shënuar kështu fillimin e orës verore.

Ndryshimi i akrepave të orës në fund të marsit me 60 minuta para dhe në fund të tetorit me 60 minuta pas, është sistem i unifikuar në të gjithë Evropën.

Ndërrimi i orës aplikohet thuajse në të gjitha vendet e industrializuara, përjashto Japoninë. Gjithashtu nga kjo skemë e matjes së kohës, nuk janë të interesuara as vendet e Afrikës.

Ora dimërore kthehet në të dielën e fundit të tetorit.

Kategoritë
LifeStyle
S'ka komente

Komentoni

*

*

Lajme të tjera