Lajme

Sonte nis Europa League, aty janë shtatë shqiptarë

Tre futbollistë të Kosovës dhe katër të Shqipërisë janë pjesëmarrës të Europa League, duke çuar kësisoj në shtatë numrin e futbollistëve shqiptarë në një kompeticion të rëndësishëm të futbollit evropian, i cili nis sonte.

Valon Berisha bashkë me skuadrën e tij Salzburg do të zbresë në fushë kundër skuadrës ruse  Krasnodar, Konyaspor ku luan Alban Meha do të ndeshet me Shakhtar Donetsk, si dhe Mainz 05 ku është Besar Halimi luan kundër Saint-Etienne. Gjithashtu edhe Armando e Sadiku e Burim Kukeli, që janë te Zurich do të luajnë kundër Villarreal, Ergys Kaçe që luan te Viktoria Plzen do të ballafaqohet me Romën dhe Ansi Agolli që luan te Qarabag FK do të ndeshet me Slovan Liberec.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*