Lajme

Sondazhi ndërkombëtarë: Avdullah Hoti, kandidati më i besueshëm

Para zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit, kanë nisur të zhvillohen sondazhe të ndryshme sa i përket rezultatit të zgjedhjeve.

Kështu, publicisti Jeton Kelmendi, ka publikuar një sondazh që sipas tij, është realizuar nga një organizatë Gjermano-Hungareze, e cila ka nxjerrë Avullah Hotin si kandidatin më të besueshëm nga qytetarët “Dhe nisin sondazhet e para pas krijimit te blloqeve: Një organizatë Gjermano-Hungareze ka nxjerr Bllokun PDK-AAK-Nisma fitues me 35,3% kundrejt Bllokut LDK-AKR-Alternativa me 33,8%, për tu pasuar nga LVV me 14.9. Ndërsa rreth 5.5% të papërcaktuar.

Pjesa tjetër partitë minoritare. Kandidati më i besuar ka dalë Abdulla Hoti me 33%, i pasuar nga Kadri veseli me 31%, për tu pasuar nga Albin Kurti me 16%.

Ramush Haradinaj ka mbështetjen me 11%, ndërsa Behxhet Pacolli me 7%, kundrejt Fatmir Limaj me 2%”, shkruan Kelmendi duke u thirr në rezultatet e këtij sondazhi.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*