Lajme

Solar Implulse 2 i jep fund udhëtimit rreth botës

Aeroplani me energji diellore, Solar Impulse 2, u bë i pari mjet fluturues që përfundon një udhëtim rreth botës, i furnizuar 100 për qind vetëm me energjinë e çliruar nga dielli.

Aeroplani i ndërtuar nga inxhinierët zviceranë u ul sot në Abu Dhabi, pikërisht aty nga nisi udhëtimin prej 40 mijë kilometrash para një viti, për të provuar mundësitë që ofron energjia e përtëritshme.

Aeroplani bëri 16 ndalesa në mbarë botën i furnizuar nga mbi 17 mijë qeliza diellore që furnizuan me energji katër motorë elektrikë që vunë në lëvizje helikat.

Në segmentin e fundit aeroplani u pilotua nga shefi ekzekutiv i firmës “Solar Impulse”, Betrand Piccard i cili së bashku me pilotin dhe bashkëthemeluesin e kompanisë, Andre Borschberg pilotuan me radhë avionin me një vend. Ja si shprehet zoti Piccard:

“Do të kemi aeroplanë elektrikë dhe mjete ajrore pa pilotë. Po përpiqemi të krijojmë komisionin ndërkombëtar për energjinë e pastër, të krijojmë një këshill botëror për të, pasi kjo ende nuk ekziston. Kjo është e nevojshme sepse industritë e teknologjive të pastra kanë nevojë për një autoritet. Duhet një lëvizje botërore që të këshillojë botën dhe korporatat.”

Gjatë misionit të tij, Solar Impulse 2, kreu më shumë se 500 orë fluturime duke udhëtuar me shpejtësi mesatare nga 45 deri 90 kilometra në orë. Aeroplani bëri ndalesa në Aman, Indi, Birmani, Kinë, Japoni, Amerikë, Spanjë, Itali, Egjipt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*