Kosova

Soini: Kosovën e Finlandën i lidhin edhe rreth 20 mijë kosovarë që jetojnë atje

Ministri i Punëve të Jashtme i Finlandës, Timo Soini, ka garantuar në Prishtinë se Kosova e ka mbështetjen e plotë dhe në forma të ndryshme të vendit të tij në rrugën e integrimit evropian.

Në një intervistë ekskluzive për “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se Kosova duhet të plotësojë kriteret e vëna nga BE-ja, duke mos harruar të përmendë edhe demarkacionin me Malin e Zi.

Finlanda, ka thënë Soini, mbështet edhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Rrugë njëkahesh të cilës do t’i shihen rezultatet e ka quajtur ai dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë.

“Qëllimi ynë normalisht është që të gjitha vendet e BE-së ta njohin Kosovën”, ka thënë ndër të tjera Soini, përcjell Koha.net. Ka përmendur edhe Marti Ahtisarin. Por lidhja e Kosovës dhe Finlandës, siç ka thënë ai është edhe përmes rreth 20 mijë kosovarëve që jetojnë në Finlandë.

“Ata kanë lidhje të mira me vendin këtu dhe na ndihmon neve kur kemi njerëz që i njohin të dy vendet dhe ka mundësi bashkëpunimi”, ka thënë ai.

Soini flet edhe për mundësitë që Kosova ta marrë shembull vendin e tij në sistemin e edukimit. Bisedën e plotë të cilën mund ta lexoni më poshtë, ai e përmbyll me përshtypjet të cilat mori nga vizita e tij në Kosovë.

Komentoni