Lajme

Skenderaj: Një i plagosur, ndalohet një i dyshuar

Një person është plagosur me armë zjarri në orët e pasdites në Skenderaj.

Lidhur me këtë rast Policia ka ndaluar një person që dyshohet se ka kryer këtë vepër, të cilit i është konfiskuar edhe një armë, që dyshohet se është përdorur.

Këtë e ka konfirmuar  për Klan Kosovën, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se personi që është plagosur tashmë është duke marrë trajtimin mjekësor derisa ka shtuar se deri tani nuk dihet as identiteti i viktimës e as motivi i kësaj ngjarje.

Ai ka shtuar se Policia menjëherë ka filluar hetimet për të zbardhur më shumë detaje.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*