Lajme

Skender Hyseni: Ibrahim Rugova do ta pranonte koalicionin me PDK-në

Njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit dhe kreut të dikurshëm të LDK-së, Ibrahim Rugova, është shprehur i bindur se Rugova do ra pranonte me lehtësi koalicionin LDK-PDK.

Sipas ministrit të Brendshëm Skender Hyseni, ish-presidenti nuk ka pasur teke dhe për interesin e vendit ka hequr lehtë dorë nga cilido pretendim.

Këtë, sipas tij, më së miri e ka dëshmuar kur ka pranuar që në krye të delegacionit kosovar në Rambuje të jetë Hashim Thaçi.

Tek ka folur për marrëveshjen e Rambujesë, Hyseni ka thënë se Rugova e ka mbështetur atë pasi e shihte si marrëveshje me NATO-n. 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*