ShowBiz

Skandalet e Hollywood, protesa kundër ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale

Përdhunime dhe ngacmime seksuale por raportohet pothuajse çdo ditë në Hollywood. Frymëzuar nga fushata #MeToo, në mbështetjeve të femrave dhe meshkujve që janë ngacmuar apo abuzuar seksualisht, mijëra njerëz janë mbledhur në Dolby Theatre të Hollivudit më 12 nëntor.

Në #MeToo femrat marshonin në shenjë proteste duke treguar edhe historitë e tyre personale të abuzimit, si edhe mbështetjen për personat që kanë provuar ndjesinë e tmerrshme.

Marshimi filloi në zemër të Hollywood, aty ku edhe u nisën akuzat ndaj producentëve më të mëdhenj apo aktorëve të famshëm, dhe më pas vazhduan rreth 1 milje në Sunset Boulevard and Cole, ku u ngrit edhe podiumi ku u mbajtën fjalimet nga njerëzit duke përfshirë akuzat ndaj producentit Harvey Weinstein.

Komentoni