Kosova

“Skandal” për deklaratën e Izetbegoviqit për Kosovën, në Beograd

Anëtari i Kryesisë së BeH, Bakir Izetbegoviq, deklaroi se ai e Dragan Çoviq, kryesues i Kryesisë së BeH-së, kemi qëndrime të ndryshme ndaj çështjes së njohjes së Kosovës dhe të mos i deklarojë si qëndrime të përbashkëta.

Kështu, Izetbegoviq sqaroi reagimin e tij në konferencën me media të delegacionit të BeH-së dhe të kryetarit serb Vuçiq.

Tutje, për Al Jazira për Ballkan, Izetbegoviq sqaroi për sjelljen e tij në konferencën e tij në konferencën me media.

“Arsyeja që kam ndërhyrë në mes të deklaratës së Çoviqit është se ai para 15-20 ditësh në media  deklaroi se çështja e Kosovës duhet lërë Serbisë. Edhe atëherë kam reaguar sepse nuk mund të bisedohet me mua për këto çështje  me një ton të tillë, pastaj ai përsëriti në mbledhjen e përbashkët, ku menjëherë jam distancuar”, deklaroi Izetbegviq, transmeton RTK.

Veç tjerash, Izetbegoviq thekson në intervistë për Al Jazira, “e kam lutur Çoviqin që të mos deklarojë mendimin e tij si qëndrim i përbashkët të BeH, sepse unë mendoj ndryshe, ndonëse ne duhet të  marrim parasysh qëndrimet, jo vetëm të Beogradit, por edhe të Prishtinës dhe të BE-së për këtë çështje.

Ndërkaq anëtari tjetër i Kryesisë së BeH-së, Mlladen Ivaniq, deklaroi se mospajtimet në konferencën për media pasqyron qartë gjendjen në BeH.

“Nuk di se a duhet të merrem me qëndrimet e Ivaniqit, por që këtu bëhet fjalë për nevojën e konfirmimit të sovranitetit kur është fjala për marrëdhëniet ndërkombëtare, për politikën e BeH për çështjet ndërkombëtare”, shtoi Bakir Izetbegoviq, anëtar i Kryesisë së BeH.

Komentoni