Bota

Skandal në OKB: “Sulmet seksuale lulëzojnë në zyrat e tërë botës

Nga zyrtarët e OKB të cilët i ka intervistuar Gurdian, 15 prej tyre thanë se janë ballafaquar apo kanë paraqitur shqetësime seksuale apo sulme në pesë vitet e fundit. Këto raste janë shënuar në zyrat e OKB në tërë botën. Kjo gazetë thekson se ata të cilët heshtin këtë gjë, janë të injoruar, ndërsa dhunuesit janë të lirë dhe mbesin të pandëshkuar, shkruan Kosova.info.

Numri i tashëm dhe ish të punësuarve në OKB kanë përshkruar për Gurdian, kulturën e heshtjes në gjithë organizatën dhe sistemin e dobët të denoncimit të drejtuar kundër viktimave. Akuzat e të intervistuarve tregojnë nga shqetësimet verbale deri te dhunimet.

Gazeta shkruan se shtatë gra zyrtarisht kanë denoncuar se çfarë u ka ndodhur, por viktimat kryesisht i shmangen kësaj rruge, duke u frikësuar humbjen e vendit të punës, apo pse besojnë se asnjë veprim nuk do të ndërmerret.

KB kanë theksuar se heshtja e viktimave është shqetësuese, por theksoi se sekretari i përgjithshëm, Antonio Guteresh, ka vendosur si prioritet problemin e shqetësimit seksual dhe politikën e zero tolerancës për këtë çështje.

Gazeta shkruan se tri gra që kanë denoncuar shqetësimin seksuale, nga zyre të ndryshme kanë treguar se pas kësaj janë larguar nga puna apo u është shkëputur kontrata për punë, derisa në pozitat e tyre kanë mbetur ata që I kanë denoncuar, përfshirë zyrtarë të OKB. Një grua tregon se e ka dhunuar zyrtar i lartë i OKB me të cilën ka punuar në një lokalitet të largët. Ajo tha se nuk ka opsione tjera që të vihet drejtësia dhe se ajo është njëra nga ato që ka mbetur pa punë.

Përkundër dëshmisë mjekësore dhe deklaratave të dëshmitarëve, siç theksoi, hetimi intern i OKB nuk ka gjetur mjaft dëshmi për pohimet e saj, dhe përveç punës ka mbetur edhe pa vizë dhe ka kaluar muaj në spitale për shkak të stresit dhe traumës.

Ajo frikësohet se do t’i nënshtrohet ndjekjes nëse kthehet në vendin e saj.

Në dokumentet interne, të cilat I ka pasur në shikim “Gaurdian” dy gra theksojnë se ekipi hetues I OKB nuk ka dëgjuar dëshmitarin kyç, dhe se në transkript ka gabime, dhe se të dhënat e mbledhura në hetime janë zbardhur. Dhunuesve u lejohet të qëndrojnë në pozita të larta gjatë hetimeve, kështu që kanë fuqinë të ndikojnë në proces. Në rastet e keqtrajtimit të popullatës lokale, paraqitja është vështirësuar, sepse numri I madh I personelit në pozita të larta gëzon imunitet diplomatik, që nënkupton se nuk I nënshtrohen gjyqësisë në vendet ku punojnë. /Kosova.info/

Komentoni