Bota

Siri: Armëpushimi para shkatërrimit pas sulmeve ajrore në fundjavë

Armëpushimi në Siri sot duket se është para shkatërrimit pas sulmit ajror të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, nga i cili u vranë së paku 62 ushtarë qeveritare të Sirisë, gjatë fundjavës, ndërsa qyteti i Alepos u godit nga sulmet e para ajrore në pothuajse një javë.

Korrespondentët thonë se sulmet e djeshme në lagjet e Alepos, nën kontrollin e kryengritësve, rrezikojnë ripërtëritjen e luftës në qytet dhe kjo mund të jetë kërcënimi më serioz për armëpushim deri tash.

Ndalja e luftimeve në dhe rreth qytetit Alepo dhe dërgimi i ndihmave humanitare me rëndësi të madhe, ishin komponentët kryesore të armëpushimit, që kishte hyrë në fuqi më 12 shtator.

Bashkësponzorët e marrëveshjes, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, e kanë fajësuar njëra-tjetrën për rrezikim të armëpushimit.

Tensionet lidhur me Sirinë janë shtuar edhe më tepër, pasi aeroplanët australianë, të involvuar në sulmet e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, para dy ditësh i kanë vrarë dhjetëra ushtarë të Sirisë.

Komentoni