ShowBiz

Sinan Vllasaliu së shpejti me projekte të reja

Këngëtari i njohur Sinan Vllasaliu do të vijë së shpejti me projekte të reja.

Këtë lajm e ka konfirmuar tekstshkruesi i njohur Ghulo, i cili punon në kuadër të studios me producentin Nurteel Morina.

Këto projekte do të punohen bashkë me kompaninë EmraCom dhe do të publikohen shumë shpejt.

Sinan Vllasaliu është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat publikon herë pas here imazhe nga jeta e përditshme.

Ndër projektet e fundit të tij janë “Shpija e Babës” me 2 milionë klikime.

Komentoni