Lajme

Simiq: “Incidenti” me Gjuriqin porosi e keqe për serbët e Kosovës

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq në seancën e Kuvendit ë Kosovës ka folur për ato që ai i ka quajtur incidente në Kosovë në muajt e fundit.

Me këtë rast ka përmendur ato që ai i ka i quajtur shkelje të të drejtave të njeriut e që sipas tij janë bërë në Mushtisht e në Novobërdë.

Ai e ka quajtur incident dhe me porosi të keqe për serbët në Kosovë ndalimin nga Polica e Kosovës të Makro Gjuriq që ndodhi mbrëmë në Graçanicë.

Ai në fund a kërkuar krijimin sa më të shpejtë të Asociacionit të Komunave serbe.

Ndërsa deputetja e AAK-së Teuta Haxhiaj reagoi ndaj shefit të Listës Serbe, Slavko Simiq. Ajo ka bërë thirrje që të ndalen në  kërkimin e privilegjeve si komunitet serb në Kosovë.

“Mjaft me këto privilegje. Banorët e Mushtishtit kërkojnë llogari për krimin që u është bërë. Ju si komunitet duhet të kërkoni të dënohen kriminelët dhe jo të kërkoni privilegje. Përderisa nuk ka kriminel që ka kry krime dhe nuk dënohet, ju si komunitet asnjëherë s’keni ngrit këtë çështje. Duhet të trajtoheni si qytetar të barabartë si të gjithë qytetarët tjerë dhe mjaft me privilegje”, tha Haxhiaj.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*