Opinion

Siguria dhe stabiliteti i Kosovës, po kërcënohen seriozisht nga politikanë hajna matrapazë!

Shkruan: Fadil MALOKU

1. Politikanët (qeveri dhe opozitë, pa dallim!), duke dhënë deklarime paushallë, të papërgjegjshme dhe pa mbulesë faktike, pra, thjesht; duke gënjyer (rreth bisedimeve në Bruksel, përkrahjes së ndërkombëtarëve, shifrave të papunësisë, idesë së demarkacionit, projektit rreth asociacionit…etj.) publikun e gjerë kosovar, janë seriozisht ka e kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit!!

2. Analizat tona empirike dëshmojnë se; krejt ky fenomen fund e krye mashtrues, po ndodhë, për shkak të instalimit nga ana e ndërkombëtarëve të kuadrove (në; politikë, ekonomi, administratë…) servil, konformist e poltronist. Dhe, i gjithë ky pseudoprojekt ka për qëllim; frikësimin, ngufatjen, dhe pacifikimin deri në ekstrem të asaj që në vendet demokratike identifikohet si “gogol” i shtendërtimit.

3. Natyrisht, këtu as qytetaria s’mund të amnistohet me faktin e mospërfilljes dhe mosdemonstrimit të pakënaqësisë evidente, në gjithë këtë (pa)përgjegjësi për sigurinë e vendit (si një fah tejet të rëndësishëm të interesit kombëtar). Qytetaria, realisht “koketoi ” (si hisedare perverse!) me politikanët hajna e matrapaz(!), duke u dhënë atyre kompetenca dhe fuqi (përmes votës dhe deklarimit pro kësaj logjike!) marramendëse, por, edhe duke heshtur ndaj këtyre sjelljeve devijante!

Komentoni