Sport

Sigal Prishina eliminohet prej FIBA Europe Cup

Sigal Prishtina ka pësuar humbje në kuadër të ndeshjes së fundit në FIBA Europe Cup.

Prishtinasit nuk arritën të triumfonin para shikuesve të vetë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve kundër Demir Insaat Buyukcekmece me rezultat 84-66.

Vetëm çereku i tretë ishte i barabartë mes këtyre dy skuadrave ndërsa në tre të tjerat ishin më të mirë turqit.

Periudha e parë i takoi mysafirëve që treguan lojë më të bukur dhe në saje të saj krijuan epërsi prej katër pikëve, 21:17.

Çereku i dytë ishte ishte fatal për skuadrën tonë pasi që në pjesën e parë pranuan 49 pikë kundrejt 37 të realizuara.

Basketbollistët e skuadrës turke duke festuar në ndeshjen e parë kundër Sigal Prishtinës

Në dhjetë minutshin e tretë te dyja skuadrat shfaqen lojë të barabartë, ku kjo pjesë e periudhës përfundoi 17:17.

Në çerekun e fundit duket se prishtinasit u dorëzuan pasi që edhe në këtë pjesë mysafirët triumfuan me gjashtë pikë epërsi, 84-66.

Vlen të theksohet se basketbollisti më efikas te vendasit ishte amerikani Antonio Lawrence me 18 pikë ndërsa me 17 sosh te mysafirët u veçua Dwayne Wright.

Pas kësaj, Sigal Prishtina eliminohet prej garave ndërkombëtare ndërsa Demiri dhe Belfiuis Mons kalojnë fazën e grupeve.

Komentoni