LifeStyle

Si të formësoni vetullat tuaja lehtë dhe mirë?

Një prej trendëve më IN të momentin janë padyshim vetullat bukur të formësuara. Femrat e kanë pikë të dobët përfeksionimin e formës së vetullave. Për t’ia dal me sukses edhe vet në këtë drejtim, pa ndërhyrjen e profesionistëve, po ju prezantojmë me një truk të thjeshtë, raporton Kosova.info.

Nëqoftëse deri me tani keni shpenzuar kohë dhe para duke kërkuar produktin ideal për formësimin e vetullave tuaja, përgjigja është shumë e thjeshtë dhe ekonomike njëkohësisht. Krejt çka ju nevojitet është llak për flokët. Spërkatni pak llak në gishtat tuaj të mesëm dhe e shpërndani llakun në vetullat tuaja, duke e aplikuar duke nisur nga rrënja e hundës drejt këndit të jashtëm të vetullës. Kjo është e gjitha! Llaku i flokëve i disiplinon vetullat. Mirëpo, nëse ju keni zbrazësi në vetulla, atëherë është mirë të përdorni edhe lapsin tuaj më të mirë për t’i plotësuar ato. /KI/

Komentoni