Lajme

Shtyllat elektrike, në mes të rrugës në Barilevë (Video)

Fillimisht ishin vendosur shtyllat elektrike. Më pas, një rrugë në Barilevë të Prishtinës u shtrua edhe me asfalt. Por, tash shtyllat kanë zënë një pjesë të kësaj rruge.

Sipas banorëve, vendosja e shtylla përveç që nuk është bërë si duhet, paraqet edhe rrezik për udhëtarët, sidomos për ata që nuk e njohin rrugën.

Sipas kryetarit të fshatit, deri te kjo gjendje erdhi nga mungesa e koordinimit ndërmjet komunës e KEDS-it.

Nga Komuna e Prishtinës, tash thonë se shtresa e dyte e asfaltit nuk do të vihet pa u hequr shtyllat elektrike. /Klan Kosova/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*