Lajme

Shtyhet shqyrtimi i Raportit të Qeverisë për gjendjen e shërbimit civil

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, të kryesuar nga nënkryetari, Sadri Ferati, pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Raportit të Qeverisë së Kosovës për gjendjen e Shërbimit civil të Republikës së Kosovës, për vitin 2015. Kjo çështje, ndërkaq, është shtyrë për  mbledhjen e radhës, pas kërkesës së anëtarëve të komisionit, deputetë nga radhët e opozitës, që të trajtohet në prani të ministrit të Administratës Publike, Mahir Yagcilar.

Anëtarët e Komisionit kërkuan që ministri paraprakisht të raportojë për gjendjen e Shërbimit civil të Republikës së Kosovës, për vitin e shkuar.

Në takim është propozuar që edhe ministrja pa portofol, Edita Tahiri, të ftohet për raportim në Komision lidhur me çështjet e dialogut Kosovë-Serbi, që ka të bëjë me asociacionin e komunave me shumicë serbe. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*