Lajme

Shtyhet shitja e “Agromoravës toka”, në Pozharan

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka shtyrë shitjen e njësisë “Agromorava Toka” në Pozharan.

“Ky aset ishte tenderuar për t’u shitur përmes shitjes së aseteve përmes likuidimit, që do të mbahet me datë 22 Mars 2017. Afati i fundit për para-kualifikim për të marrë pjesë në tenderin e shitjes së aseteve në likuidim nr. 30 ishte data 15 Mars 2017. Dita për dorëzimin e ofertave për asetet në vijim është 22 Mars 2017, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30”, thuhet në njoftimin e AKP-së.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*