Lajme

Shtyhet afati i dorëzimit të kuponëve fiskalë

Administrata Tatimore e Kosovës ka shtyrë afatin për dorëzimin e plikove me kuponë fiskalë, deri me datën 3 gushtë 2016, njofton Administrata Tatimore e Kosovës.

Arsyeja e shtyrjes së afatit për dorëzimin e kuponëve fiskal është, me qëllim që t’u jepet kohë e mjaftueshme qytetarëve për t’i dorëzuar plikot e kuponëve fiskalë.

Afati i paraparë për dorëzimin e tyre ka qenë nga 1 deri më 31 korrik.

“Duke marr parasysh faktin që deri më tani, ka më shumë aplikime për rimbursim të kuponëve fiskal, se sa dorëzim të plikove përkatëse, më qëllim që t’u jepet kohë e mjaftueshme për të dorëzuar Plikot me Kuponë Fiskal, të gjithë qytetarëve që kanë aplikuar për rimbursim , menaxhmenti i ATK-së, vendos që afati për aplikim e rimbursimit të kuponëve fiskal, zgjatet deri më datën 03 gusht 2016 , ndërsa dorëzimi e plikove në Postë e Kosovës mund të bëhet deri me 4 gusht 2016”, thuhet në komunikatën e ATK-së. /KI/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*