LifeStyle

Shteti që ua “ndalon” dashurinë të huajve

Mendja mund t’ju shkojë se në Suedi takimet e të dashuruarve bëhen në ambiente përrallore; në apartamente të ngrohta me tavolinën shtruar me pamje mahnitëse nga panoramat me akuj e borë.

Kjo skenë do të ishte si realizim i një ëndrre për çdo çift që e përfytyron takimin e përkryer romantik, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Por të huajt që janë profesionistë e që punojnë në këtë shtet skandinav – e që janë më shumë se gjysmë milioni të huaj që punojnë në Suedi, të paktën sipas të dhënave zyrtare – po shpresojnë të gjejnë të dashurin apo të dashurën e zemrës, e në fakt po përballen me sfidën e madhe të dashurisë në një shtet që ka numrin më të lartë të të vetmuarve në Evropë.

Pothuajse gjysma e patundshmërive suedeze janë ndërtuar për të rritur të vetmuar që nuk kanë fëmijë, krahasuar me një të tretën sa është shifra e përgjithshme mesatare në shkallë evropiane, tregojnë të dhënat e agjencisë së Bashkimit Evropian për statistika, Eurostat.

Komentoni