Kulturë

”Shtëpitë shkolla”, luajtën rol të rëndësishëm për arsimin shqip

Sot promovohet libri “Shtëpitë shkolla në fotografi”, libër që paraqet në formë të detajuar kontributin e pronarëve të shtëpive-shkolla gjatë viteve të okupimit nga regjimi Serb.

Zijadin Gashi, autor i librit, tha se në këtë libër janë përfshirë 700 fotografi të cilat secila në vete bart një mesazh.

“Ideja e librit është që të paraqitet puna që është bërë puna në shkolla deri në vitin 1999. Ky libër fillonte imazhet e vitet 1981, me helmimet e nxënësve, paraqet fotografitë që janë bërë në Kaçanik kur është miratuar Kushtetuta e Kaçanikut etj”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij ka shumë elemente në këtë libër që tregojnë një vepër të madhe të të gjithë atyre që kanë kontribuar në fushën e arsimit. Përveç në Kosovë që tregojnë fotot ndodhitë në arsim në atë kohë, një pjesë e fotografisë përfshirë edhe mësimin në kampet që janë bërë nga nxënësit shqiptar.

Po ashtu, sipas autorit të librit edhe në të janë përshirë edhe hartat se ku kanë qenë në vendosur në shtëpitë shkolla.

 

Komentoni