KosovaToplajm

ShSKUK-u nënshkruan tenderin milionësh, me gjithë dyshimet për keqpërdorime

Bordi i Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) i ka dhënë sinjalin drejtorit të këtij institucioni, Curr Gjocaj, që të kërkojë llogaridhënie dhe të marrë masa ndaj menaxherëve të këtij institucioni për të cilët po dyshojnë se kanë keqmenaxhuar me procesin e prokurimit në tenderin për pastrimin e hapësirave spitalore.

ShSKUK-u është detyruar të nënshkruajë tenderin rreth 3 milionë eurosh për pastrimin e hapësirave spitalore, edhe pse ky institucion dyshon se fituesit e tenderit janë përzgjedhur jashtëligjshëm, procedurat nuk kanë shkuar në bazë të ligjit dhe është dëmtuar buxheti i institucionit.

Një hulumtim i “Kohës Ditore” i para disa muajsh pati ngritur dyshime për keqpërdorime e parregullsi në tenderin tre milionësh.

Një burim i ka thënë gazetës se drejtorit Gjocaj i është kërkuar që të shkarkojë Sadri Kastratin që është koordinator i prokurimit të ShSKUK-ut dhe drejtorët financiarë të katër spitaleve rajonale. Llogaridhënie po u kërkohet për mënyrën se si është proceduar tenderi i pastrimit. Informatën e ka konfirmuar zëvendëskryesuesi i Bordit të ShSKUK-ut, Shemsi Veseli. 

Komentoni