Rajoni

Shqiptari kapet me 350 mijë euro drogë, deklarata e sinqertë para karabinierëve

Një 38 vjeçar shqiptar me iniciale A.V, u arrestua nga policia italiane në Valdarno, pasi u kap me 70 kg marihuanë të fshehur në bordin e një makine me të cilën po udhëtonte në autostradë.

Lënda narkotike do t’i sillte atij 350 mijë euro fitime nëse do ta shiste në tregun me pakicë.

Ditët e fundit, policia në Fiorentino kishte marrë informacione se një person me kombësi shqiptare që banonte në krahinën e Firences kishte vizituar Italinë e Jugut me një makinë të errët “Renault Koleos” për të marrë një sasi të konsiderueshme droge e destinuar për në tregun e provincës.

Për këtë arsye, gjatë gjithë ditës së të premtes, kishte patrullime në rrugët kryesore që të çonin në Firence.

Përpjekjet e karabinierëve u “shpërblyen” pasdite vonë, kur në “rrjetën” e tyre përfundoi automjeti i kërkuar, i përdorur për transportin e drogës.

Pas vëzhgimit për disa kilometra, në rastin e parë, policia ushtroi kontrollin e mjetit dhe shoferi me sinqeritet pranoi paraprakisht se po transportonte drogë.

Në bagazhin e pasmë kanë qenë të fshehura me një pëlhurë katër pako të mbështjellja me celofan, pesha totale e së cilës ishte 70 kg.

38 vjeçari shqiptar u arrestua, ndërsa u sekuestrua edhe droga.

Komentoni