Rajoni

Shqiptari gjendet i vdekur në një plazh në Greqi

Trupi i pajetë i një shqiptari është gjetur në qytezën greke Myrsini mëngjesin e së shtunës. Kështu raportojnë sot mediat helene, sipas të cilave viktima është 58-vjeç, por nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Burri është gjetur i vdekur në plazh.

Dyshimet e hetuesve, janë se ai ka humbur jetën për shkaqe patologjike, pasi ka pasur probleme me zemrën. Ndërkohë, hetimet e autoriteteve greke janë në vijim për të zbardhur ngjarjen./syri.net

Komentoni